Superylli argjentinas Lionel Messi largohet nga Barcelona. Por, fansat e Messi-t duhet të qetësohen? Jo, pasi nuk bëhet fjalë për një transferim, por ai largohet nga banesa në Barcelonë për shkak të zënkave me fqinjët.
Ylli i Barças ankohet çdo mbrëmje për ta duke qenë se bëjnë shumë rrëmujë. Fillimisht ai ka ndërtuar një mur që mbron nga zhurmat, por më pas iu desh ta prishte për shkak se ishte pa leje. Mënyra e vetme për te gjetur qetësinë ishte largimi nga shtëpia.
Mendohet se Messi do shpërngulet brenda muajit në një qytet bregdetar që quhet Castelldefels, 20km larg Barcelonës. Sipërfaqja e banesës llogaritet te jete 10.000 metra katrore dhe kushton 1 milion euro.

No comments:
Post a Comment